14:47 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Disa familje shqiptare në nevojë bëhen me shtëpi falë reperit Noizy

Në bashkëpunim me nisëm “Për njerëzit në nevojë”, Noizy ka arritur të ndihmojë disa familje në nevojë.

Këtë lajm e dha vet shoqata humanitare duke njoftuar se me babain e reperit ata ishin në Kukës ku u ndihmuan dy familje.

Njërës familje iu siguruan të ardhura për dy vjet ndërkaq për familjen tjetër nisi puna për restaurimin e shtëpisë së tyre.

Gjithashtu, nga ky bashkëpunim edhe një familje tjetër në Durrës u ndihmua. Kjo familje shumë shpejt do të akomodohet në një shtëpi të re.

Ndërkaq, reperi bëri të ditur se puna për të ndihmuar edhe familje tjera do të vazhdojë.