19:58 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Disa gabime që bëni kur thani flokët

Nuk ka gjë më të thjeshtë se tharja e flokëve tuaj menjëherë pas dushit.

Kjo mund të duket e thjeshtë, por del se ky proces ka truket e veta, siç janë distanca mes tharëses dhe flokëve, temperatureën, majde edhe drejtimin e ajrit.

Përdorni edhe ajrin e ftohtë

Pothuajse të gjitha tharëset kanë ajrin e ftohtë dhe kjo nuk është gabim i prodhuesit. Ajri i ftohtë do të ngadalësojë avullimin e lagështisë, që do të thotë se kaqurrelat do të zgjasin më gjatë.

Zgjedhni drejtimin e duhur

Thani flokët nga rrënjët deri në fund.

Mbani distancë mes tharëses dhe kokës

12 inç është distanca e rekomanduar që duhet të mbani në mes tharëses dhe kokës suaj.

Mos mbani flokët tuaja të mbështjellura me peshqir

Mos i thani flokët me një peshqir më shumë se 30 minuta, veçanërisht nëse është bërë prej pambuku.

Mos dilni menjëherë jashtë

Pasi të keni mbaruar tharjen e flokëve, përpiquni të qëndroni brenda për pak kohë. Një ndryshim drastik në temperaturë do të ndikojë negativisht jo vetëm në volumin e flokëve tuaj, por gjithashtu mund të dëmtojë lëkurën në kokën tuaj./Indeksonline/