07:47 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Disa gabime që të bëjnë të dukesh më e shkurtër

Vini re që thuhet “më e shkurtër”, jo “e shkurtër”, sepse të jesh trupvogël nuk ka asgjë të keqe, por të dukesh si e fundosur diku, më e shkurtër sesa je, po. Dhe nuk ke pse humbet gjatësi për hir të veshjeve të gabuara. Ja katër hapa fals që të ulin më poshtë.

Qafat e këpucëve janë shumë të larta

Si të dukesh më e gjatë: Krijo një linjë të gjatë, vertikale, me sa më pak ndërprerje vizuale që të mundesh. Këpucët e mbuluara te pjesa e sipërme të mbulojnë qafën e këmbës dhe e bëjnë këmbën të duket më e shkurtër, ndërsa modelet e hapura e zgjasin atë sipas stilit të modeleve të rrobave të banjës që prekin dyshemenë me majën e gishtave.

Fundet e tua nuk kanë gjatësinë e duhur

Kamerat e shkollës monitorojnë. Nëse do t’i veshësh të shkurtër, vishi aq sa mos të tërheqin vërejtje për veshje provokuese. Nëse do t’i veshësh të gjatë, zgjidhi deri në fund të këmbëve, ose një fije më lart: gjatësitë e fundeve treçerekëshe ose ato deri te kavilja, e thyejnë vijën vertikale. Një porosi tjetër është që të përveshësh mëngët e gjata të këmishës për të ekspozuar më shumë kyçet dhe parakrahun.

I bën njerëzit të shohin poshtë

Salma Hayek e djathtë të fton të shohësh rripin dhe sandalet, tjetra pranë saj të fton të shohësh ngjyrën e kuqe të buzëve, duke u përpjekur të mos shohësh ç’po ndodh në vrimën e çelësit, megjithatë e rëndësishme është që nuk sheh poshtë dhe kjo Salma duket më e gjatë.

Çantat e tua janë shumë të mëdha

Gjithçka varet nga përmasat dhe raportet. Çantat e mëdha jo vetëm të bëjnë keq për shpinën, por edhe të zvogëlojnë. E shikon vetë sa mirë i pështatet kjo çantë e vogël trupit të Kate Bosworth.

I ke flokët shumë të gjatë

Rregulli i radhës. Trego sa më shumë lëkurë, gjithandej. Flokët e mbledhur lart ose të prera shkurt e çojnë vëmendjen te qafa, që i jep më shumë dritë fytyrës. Shumë flokë janë një hutim i pastër.

Nuk po mbulon këpucët me pantallona

E para, mos hiq dorë asnjëherë nga pantallonat e gjera. E dyta, nëse pantallonat mbulojnë këpucët, pa prekur dyshemenë: këmbët e tua duken sikur derdhen nga mesi deri në dysheme. Në një rrugë të gjatë dhe mund të veshësh këpucë shumë të larta me platformë dhe askush nuk do e dijë.