14:35 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Disa këshilla miqësore për këmbët tuaja

Sa për të krijuar një ide, statistikat tregojnë se gjysma e grave në Britani dhe 1/3 në SHBA veshin masën e gabuar të këpucëve. Kjo është vetëm një nga pikat e shumta për të cilat duhet të tregoheni të vëmendshëm përsa i përket shëndetit të këmbëve.

Më poshtë janë përmbledhur fare shkurtimisht disa këshilla (lehtësisht të realizueshme) për ju:

Nëse do veshni taka, lidheni gishtin e dytë dhe të tretë në mënyrë që të shmangni lëndimin e tyre

Përpiquni të ecni sa më shumë zbathur, si një mënyrë e mirë kjo për t’i lënë këmbët të ajrosen dhe të ndaloni shfaqjen e kërpudhave të thonjve

Shtrijini këmbët mbi një rrip gome për të çliruar stresin dhe dhimbjen

Zhytini në një enë me uthull molle për të eliminuar aromat e pakëndshme

Nëse keni një flluskë në thembër mos e vendosni thiritin ndihmues horizontalisht pasi rrezikoni lëndimin e saj

Masazhojini thembrat me ananas për të mundësuar butësi maksimale

E meqë jemi këtu, më poshtë keni një sqarim mbi llojin e këpucëve që duhet/nuk duhet të blini:

KËPUCË ME MAJË