12:22 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Disa lagje të Prishtinës që nga mëngjesi pa energji elektrike

Disa lagje të Prishtinës që nga mëngjesi nuk kanë energji elektrike ndërsa tani së fundi atyre u mungon edhe uji.

Banorët e kryeqytetit janë ankuar në redaksinë e Indeksonline për situatën që po ndodhë aktualisht në Prishtinë.

Ndërsa tani edhe rrugët e qendrës së qytetit janë të bllokuara tërësisht si pasojë e mos funksionimit të semaforëve.

Ndërkohë pavarësisht që energji nuk ka që nga mëngjesi, KEDS ka dalë me një njoftim që sot prej orës 11:00 deri në orën 11:30 do të mbesin pa energji sheshet “Nëna Terezë”, “Zahir Pajaziti”, lagja Ulpiana, Qyteza Pejton, Parlamenti, Presidenca, RTK, KTV, Kryeministria dhe Posta.

Sipas KEDS kjo ndërprerje ka ardhur për shkak të zgjatjes së punimeve emergjente NS 35/10kV Prishtina III. Arsyeja e ndërprerjes: ndërtimi i izolatorëve të dëmtuara. Por realisht energji elektrike nuk ka prej orës 08:00./Indeksonline/