15:02 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Disa mënyra për ta pastruar shtëpinë tuaj, në mënyrë natyrale

Produktet e pastrimit të blera në dyqane mund të jenë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin tuaj. Alternativa shtëpiake, e bërë me produkte të tilla si limoni dhe uthulla, mund të zgjidhin edhe problemet më të vështira.

Mbush një shishe sprej, gjysma me vinegar dhe gjysma tjetër me ujë, mund t’i shtoni edhe vajra të tjerë esencialë, sic është limoni. Më të, ju mund të pastroni sipërfaqet tuaja të punës, tryezën e ngrënies, lavamanin, qeramikat, banjon dhe pasqyrën, shkruan Indeksonline.

Përdor vaj ulliri. Vendos pak në një leckë, lyejeni butësisht sipërfaqen e ndotur dhe lejeni të thahet. Në fund mund të shtoni lëng limoni për një aromë të freskët.

Sodë buke, ndihmon në pastrimin e yndyrës. Kur furra juaj është pak e ngrohtë, spërkatni një shtresë të trashë bikarboni mbi dyshemenë e furrës, shtoni pak ujë dhe lërini të qëndrojë gjysmë ore. Të gjitha yndyrërat do të zhduken./Indeksonline/