20:42 / E Enjte, 19 Shtator 2019

Disa mënyra se si t’i hiqni rrudhat e bezdisshme në ballë

Rrudhat në ballë mund të jenë acaruese,por ka mënyra se si mund t’i hiqni qafe. Sado të bezdisshme dhe kokëfortë siç mund të jenë, linjat në ballë në veçanti janë gjithashtu shumë të zakonshme, sepse vetullat tona janë përgjegjëse për kaq shumë shprehje të fytyrës tonë.

Kur bëhet fjalë për të hequr qafe rrudhat, gjithçka zbret në kolagjen; në një mënyrë apo tjetër, lëkura juaj ka nevojë për më shumë prej saj për të mbushur linjat.

Retinol – “Retinol stimulon kolagjenin për të ndihmuar lëkurën t’i rezistojë rrudhave,” shpjegon Zeichner. Me çdo produkt retinol, do të duhet të paktën tre muaj derisa rezultatet e zbutjes së lëkurës të realizohen plotësisht. Retinol mund ta bëjë lëkurën tuaj të ndjeshme, kështu që është e rëndësishme të hidratoni dhe të aplikoni krem kundër diellit kur përdorni produkte retinol – dhe gratë që janë shtatzënë ose ushqehen me gji duhet ta shmangin atë, pasi që potencialisht mund të çojë në defekte të lindjes.

Image result for retinol

Për ata që kërkojnë një alternative natyrore, vaji i kaqave është një alternativë me bazë bimore që ofron vitaminë A (formën më të pastër të retinolit) si dhe antioksidantë të tjerë.

Image result for rosehip oil

Nëse mund të duroni gjilpërat, Botox dhe injeksione të tjera me bazë neurotoksine janë shumë të efektshme në zbutjen e rrudhave të ballit. “Injkesionet e reduktuesve të rrudhave funksionojnë duke relaksuar muskujt nën lëkurë,” shpjegon Zeichner. Në thelb, nëse nuk mund të bëni më shprehjen e fytyrës, fytyra juaj nuk do të jetë në gjendje të krijojë rrudhat.

Image result for botox