15:11 / E Enjte, 07 Nëntor 2019

Disa nga shenjat që tregojnë se keni rënë në depresion

Nganjëherë mund të mendojmë se kemi rënë në depresion mirëpo kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Andaj psikologët kanë publikuar disa nga shenjat të cilat tregojnë se keni rënë në depresion:

Jeni duke u ndjerë i mërzitur. Në shumicën e ditëve apo çdo ditë jeni ndjerë të mërzitur, po ashtu mund ta gjeni veten duke menduar për të kaluarën.

E keni humbur interesin për aktivitetet që i bënit ditëve të tjera. Jeni duke u takuar më pak me shokët apo edhe familjen po ashtu keni ndaluar të shkoni në stërvitje apo në aktivitete tjera në të cilat kishit shkuar.

E keni të vështirë të koncentroheni. Mund ta keni vërejtur se po keni vështirësi të fokusoheni gjatë leximit madje edhe gjatë shikimit të TV. Po ashtu kjo gjë është duke ndikuar edhe në punën tuaj.

Niveli i energjisë ka rënë. Ndiheni të lodhur, po ashtu nuk dëshironi as të ngriheni nga shtrati dhe ndjenjat i keni të përziera./Indeksonline/.