16:18 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Disa pasagjerë të lënduar gjatë ikjes nga aeroplani, pasi u alarmuan për një bombë (Video)

Disa pasagjerë të aeroplanit, të tmerruar ranë nga krahu i avionit ku kishin hipur, pasi kishin thyer një dritare të emergjencës për të shpëtuar nga një bombardim në Indonezi.

Të paktën dhjetë persona u lënduan- pas kaosit përderisa aeroplani po përgatitej të nisej.

Video tregon dhjetëra njerëz që qëndrojnë në krahun e djathtë të aeroplanit, përderisa paniku shpërtheu në Lion Air Boeing 737,  i cili do të mbushte 189 pasagjerë në Xhakarta,

Pasagjerët kishin dëgjuar një 26 vjeçar, Frantinus Nirigi, duke u thënë ekuipazhit të aeroplanit se brenda në fluturim kishte një bombë, tha zëdhënësi i policisë së Kalimantan Nanang Purnomo.

Gjatë inspektimit të avionit nuk gjetën asnjë eksploziv.

Pasi Nirigi bëri raportoi për bombën, një pasagjer theu daljet emergjente, duke bërë të mundur që shumë pasagjerë të iknin nga avionin, tha Purnomo.

Pasagjerët u lënduan gjatë kërcimit nga krahu i aeroplanit në tokë.

Purnomo tha se tetë udhëtarë u shtruan në spital me eshtra të thyera dhe plagë në kokë, ndërsa dy të tjerë kishin lëndime të lehta./Indeksonline/