09:24 / E Hënë, 30 Mars 2020

Disa për të ngrënë e pirë raki, disa për arsye të tjera thyen vendimin e qeverisë

13 persona janë arrestuar në rajonin e Gjakovës, pasi të njëjtit nuk respektuan vendimin e Qeverisë së Kosovës në situatë pandemie.

Në një rast u arrestuan dhjetë persona pasi u takuan në një lokal dhe konsumuan ushqim e pije alkoolike, e të tjerët u arrestuan në rast të ndara nëpër rajon të Gjakovës, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i policisë:

Gjakovë 29.03.2020-00:05. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

 Fsh. Bellacerk, Rahovec 29.03.2020-08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19, duke shërbyer me kafe klientëve nga kafiteria e tij. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 Fsh. Drenoc, Rahovec 29.03.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me disa persona të tjerë kishte qenë në oborrin e një shkolle duke luajtur, ndërsa persona e tjerë kishin arritur që të largohen .I dyshuaripas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar lirohet në procedurë të rregullt.

 Rr. Washington, Gjakovë 29.03.2020-21:40. Është raportuar i dyshuari meshkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar duke u shëtitur me automjetin e tij pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.