07:40 / E Premte, 21 Shkurt 2020

Disa shenja që trupi juaj ka nevojë për Vitaminë A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi juaj të kryej funksione të përditshme.

Pas shikimit të mirë, dhe lëkurës së shëndetshme qëndron Vitamina A, shkruan Indeksonline.

Ai është i pranishëm në shumë ushqime, dhe rreziku i mungesës së tij ndikon kryesisht të nënat shtatëzëna, foshnjat dhe fëmijët në fazat e hershme të rritjes.

Këtu keni disa shenja që trupi juaj tregon kur mungon ajo vitaminë.

Lëkura e thatë

Një simptomë shumë e zakonshme e mungesës së vitamines A është shfaqja e  ekzemës ,kur lëkura bëhet aq e thatë saqë merr ngjyrë të kuqërremtë sikur të lëndoheni.

Nuk shihni natën

E njohur si nyktalopia , është një  problem i syve që e bën të vështirë të shihet në errësirë.

Aknet

Në mungesë të saj, fytyra mund  të prodhojë vaj të tepërt i cili mund të shkaktojë shfaqjen e puçrave.

Shërimi i ngadaltë i plagës

Trupi ka tendencë të shërojë plagët brenda një kohe të shkurtër falë prodhimit të  kolagjenit. Vitamina A ndihmon në prodhimin e saj. Kështu që nëse vini re që lëkura juaj ka probleme për të shëruar plagët, duhet të konsumoni ushqim që ka mjaftueshëm vitaminë A, siç janë karota, portokalli, qumështi dhe mishi i kuq.

Rritje e ngadaltë

Është e rëndësishme të konsumoni vitaminë A që nga muaji i tretë i shtatëzanisë dhe t’i jepni fëmijës gjatë viteve të para të jetës.

Sytë e thatë

Një nga shenjat më të rëndësishme të kësaj mangësie është pamundësia për të prodhuar lot. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, mund të çojë në humbjen e shikimit./Indeksonline/