11:30 / E Martë, 05 Tetor 2021 / k.v

Disa të lënduar nga aksidenti në Gllamnik

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Nga ky aksident, disa persona kanë mbetur të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu në vend aksident është parë edhe autoambulanca e cila ka bartur të lënduarit drejt emergjencës./IndeksOnline/