01:09 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Disa truke për flokët me kaqurrela

Flokët kaçurrela janë lloji më i bukur i flokëve! Ofroni një rritje natyrale dhe parandaloni dëmtimin e tyre me anë të këtyre këshillave të mahnitshme.

Truke për flokë kaçurrela:

  • Përdorni gishtin ose një krehër me dhëmbë të gjerë gjatë krehjës së flokëve. Kjo do t’i mbajë kaçurrelat në formë.
  • Krehni flokët nga majat e deri tek rrënja.
  • Aplikoni maskë për flokë para se të bëni një dush. Avulli nga uji do të ngecë në lagështi.
  • Thani kaçurrelat me një tharëse floëksh duke i shkundur e dhënë volum me duart tuaja. Kjo do të krijojë kaçurrela të plota dhe të qëndrueshme.
  • Shmangni flokët nga thatësia duke kufizuar ditët e larjes së flokëve. Aplikoni kondicioner çdo të dytën ditë për të kthyer sërish lagështinë e flokëve.
  • Krehni flokët përderisa i keni akoma me kondicioner. Duke vepruar kështu, ju parandaloni krehjen e tyre përderisa janë të thata. Ti krehni flokët kur janë të thata ndkon në dëmtimin e flokëve dhe brishtësinë e tyre.
  • Parandaloni këputjen e flokëve duke përdorur një pecetë të butë pambuku për të tharë flokët në vend të ndonjë peshqiri.
  • Kombinoni produktet stiluese me kondicioner për të hidratuar kokën dhe flokët në të njejtën kohë.
  • Ndani flokët në seksione gjatë tharjes me tharëse, kjo do t’i bëjë kaçurrelat në formë.
  • Aplikoni vaj kokosi para dushit në mënyrë që të keni hidratim të nevojshëm dhe flokë jo të thatë. Ju mund të aplikoni një sasi të vogël të vajit të kokosit në skajet e flokëve për të parandaluar skajet e thyera dhe të dëmtuara.
  • Shtoni cilësinë e kaçurrelave duke aplikuar vaj flokësh.
  • Rigjallëroni kaçurrelat duke aplikuar sprej në përzierjen tuaj. Shtoni sasi të barabartë të ujit dhe lërini në kondicioner.
  • Aplikoni një sasi të vogël të kondicionerit në flokë para se të ushtroni. Kapni flokët punxh që mos të ju pengojnë në fytyrë. Nxehtësia e kokës do të merr lagështinë e duhur.
  • Shmangni jastëkët jo të duhur duke i zëvendësuar me material prej sateni ose mëndafshi, në vend të pambukut.
  • Krijoni një gërshetë para gjumit në mënyrë që të përmirësoni kaçurrelat tuaja natyrale në mëngjes.
  • Mos i lani flokët gjatë ditëve me shi. Aplikoni thjeshtë kondicioner në vend të kësaj.
  • Ndani flokët gjatë natës që të zgjoheni me dredha të lirshme dhe të bukura gjatë ditës.