07:44 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Disa truke ‘të fshehta’ për të bërë më lehtë punët e shtëpisë

Ka disa mënyra të thjeshta dhe të shpejta për të pastruar shtëpinë duke përdorur pastrues të ndryshëm që mund të gjesh në shtëpi. Mjafton vetëm t’i mbash mend. Gati të fillosh nga puna?

Për një lavaman më të pastër. Që lavamanët të qëndrojnë sa më shumë të pastër, pastrojini me letër të sulfurizuar, pasi ta kesh lagur. Do të shikosh se të nevojitet më pak kohë për tualetin.

Që furra të duket si e re. Për të mos mbetur njollat apo shenjat e gishtërinjve mbi sipërfaqen e furrës, pastroje me një copë me vaj dhe më pas me një copë të pastër.

Pastro enët e djegura të kuzhinës. Mbush tiganin apo tenxheren me ujë, shto një filxhan me uthull dhe vendose të marrë valë. Pasi ta tërheqësh nga zjarri, shto sodë. Kur përzierja të ndalojë vlimin, boshatise ujin. Nëse mbeten ende pjesë të djegura, fërkoji me sodë, duke pasur kujdes.

Që gotat të shkëlqejnë. Gotat bëhen veçanërisht të tejdukshme dhe të pastra, nëse para larjes i vendos në ujë me uthull dhe më pas i fërkon me kripë. Në fund, shpëlaji me ujë të rrjedhshëm dhe lëri të kullojnë.

Për të zhdukur pluhurin nga çdo sipërfaqe

Vendos copën që përdor për pluhurat në zbutës ose aromatizues rrobash. Do të shikosh që do t’i marrësh më rrallë pluhurat.

Pastro tubacionet. Përziej kripë dhe sodën e bukës në doza të barabarta dhe hidhi në tub. Më pas hidh uthull. Për 15 minuta hidh ujë të ngrohtë.

Pastro xhamin e dushit nga njollat e shampos dhe sapunit. Letrat e lagura do t’ju shpëtojnë. Pastroni xhamin më parë me to, më pas kalojeni me një sfungjer të lagur dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.