22:54 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Disa zakone të këqija që ju bëjnë të shëndoshë

Ju nuk do të tronditeni nëse dëgjoni se yndyra e tepërt apo sheqeri i rafinuar do t’ju çojë në trashje.

Dieta e varfër dhe mënyra e ulur e jetesës e formon bazën e shtimit të peshës dhe rrit rrezikun e sëmundjeve si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Dhe gjejeni çka? Ju në fakt mund të fitoni peshë përmes sjelljeve që nuk i njihni me vetëdije.

Ushqimet të etiketuara me yndyrë të ulët

Për vite me rradhë ne të gjithë kemi blerë ushqime me yndyrë të ulët, sepse ato janë shitur si të shëndetshme, por e vërteta është krejt e kundërta. Ushqimet që kanë hequr yndyrën e tyre natyrale mund të kenë më pak kalori, por që yndyra është zëvendësuar me sheqer dhe aditivë të tjerë kimikë që në fakt janë më keq.

Pamjaftueshmëria e gjumit

Gjumi dhe shtimi i peshës nuk duket sikur mund të lidhen, por ato janë të lidhura.

Ngrënja e shpejtë

Mos hani shumë shpejtë, bëni të pakten 20 minuta për të përfunduar çdo vakt. Një strategji e mirë për të ngadalësuar është prerja e ushqimit në kafshime më të vogla.

Të ngrënit me shokë që janë mbipeshë

Nëse miqtë tuaj janë mbipeshë ju keni rreth 57% më shumë gjasa për të bërë të njëjtën gjë. Studimet kanë treguar gjithashtu se të ngrënit në prani të një personi mbipeshë mund t’ju bëjë të hani edhe nëse personi tjetër nuk do.

Ushqimi në pjata të mëdha

Një pjatë e vogel mund të ju bëjë të plotë, nëse jo të mbushur plotë. Gjithashtu njerëzit kanë tendencë për të ngrënë më pak nga pjata të kuqe./Indeksonline/