18:17 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Disa zgjidhje për të rregulluar këpucët e dëmtuara

Sigurisht se edhe ju keni ndonjë palë këpucë të preferuara por që për shkak të defekteve nuk arrini t’i përdorni përsëri.

Ne do ju sjellim disa zgjidhje që mbase do ju kryejnë punë që t’i mbathni sërish këpucët e preferuara.

Për të hequr aromat e pakëndshme
Përdorni alkool, hidheni atë në një shishë dhe spërkatni këpucët që kanë një aromë jo të mirë.

Për të hequr vijat që krijohen në këpucët e lëkurës
Për këtë problem përdoreni një furçë ose sfungjer dhe uthull. Fërkoni këpucët në vendin që janë krijuar vijat dhe lërini të thahen në diell.

Për ti rikthyer shkëlqimin këpucëve
Merrni pastruesin e xhamave dhe spërkateni tek këpucët që dëshironi. Fërkojeni më një leckë dhe lërini të thahen.

Për të hequr njollat e ndryshkut nga bluzat
Përzieni kripën me limon ose uthull të kuqe dhe prisni 30 min. Më pas aplikojeni në vendin që keni njollën dhe prisni deri sa të filloj të zhduket.