09:57 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / B O

Diskriminim i policisë në Shëngjin? Dënon veturat nga Kosova, por jo ato nga Shqipëria

Në adresën e IndeksOnline ka ardhur një video e një pushuesi kosovar nga Shëngjini, i cili pretendon se ata po diskriminohen në bregdetin shqiptar.

Pamjet e dërguara, tregojnë dy makina me tabela nga Kosova, të cilave u janë bllokuar gomat nga policia për vendparkim të gabuar.

Mirëpo, ajo çfarë vërehet, është se vetëm disa metra më para një tabelë me tabela të Shqipërisë nuk merr dënimin e njejtë.

Për më shumë shikoni videon më poshtë: