10:38 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Diskutim për ligjet për lustracionin

Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Shoqëria “Lëvizja”, do të organizojnë sot një tryezë për debat me temë “Drejtësia tranzicionale në Kosovë-ligjet për lustracionin”.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës të tjerë në këtë tryezë do të jenë shumë organizata dhe asociacione joqeveritare, specialistë të fushës, deputetë dhe qeveritarë.

Tryeza do të mbahet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke filluar nga ora 11:00.