15:02 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Merkel-Vuçiq diskutojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi në Sofje, janë pajtuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel, duke thënë se është e domosdoshme që të punohet për përshpejtimin e të gjitha aktiviteteve për përparimin e dialogut me Prishtinën.

Me këtë rast presidenti Vuçiq falënderoi kancelaren gjermane për kontributin e saj dhe mbështetjen për liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe në mbështetjen për projektet e infrastrukturës dhe agjendën digjitale.