Diskutime të shumta për stolin te Gjermania, Kloppi apo Hansi Flick?

Sot gjatë ditës Federata e Futbollit e Gjermanisë njoftoi publikun se Joachim Lowi do të largohet nga stoli në fund të Kampionatit Europian “Euro21”.
Pas lajmeve për largimin e Lowit, në Gjermani po diskutohet për zëvendësuesin e tij, shkruan IndeksOnline.
Për momentin janë gjashtë kandidatë potencialë: Stefan Kuntzi, Lothar Matthausi, Ralf Rangnicu dhe Marcus Sorgu dhe dyshja favorite, Jurgen Kloppi e Hansi Flicku.
Gjermania po e monitoron mirë situatën e trajnerit të Liverpoolit, të cilit nuk është duke i shkuar mirë ky sezon. Me 6 humbje radhazi në “Anfield” drejtuesve të “The Redsit” i ka humbur besimi në Kloppin. Andaj një shkarkim i mundshëm i tij në fund të sezonit, do t’ia hapte derën Federata e Gjermanisë.
Megjithatë Kloppi, ka kandidat edhe trajnerin e Bayernit, Hansi Flick.

Por, “BILD”-i sot publikoi një sondazh se “cili duhet të jetë zëvendësuesi i Lowit” – tifozët e kanë votuar Jurgen Kloppin me 58%, për Hansi Flickun 10%, kurse 17% për Lothar Matthausin./IndeksOnline/