18:19 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / MSH

“Displaced” fitues në Festivalin e Filmit Ajyal, shfaqet në Doha

Filmi “Pa vend” i regjisorit të njohur shqiptar, Samir Karahoda, është shpërblyer me shumë meritë në Festivalin e Filmit Ajyal 2022, i cili pëo mbahet në Doha.

Pikërisht për shkak të kësaj fitore, filmi me kastë shqiptare edhe u shfaq në kinematë VOX në Doha për tre ditë radhazi, nga 24 deri më 26 Nëntor.

“Si një nga filmat fitues të Festivalit të Filmit Ajyal 2022, filmi i metrazhit të shkurtër “Displaced” (Pa vend) i regjisorit Samir Karahoda, do të shfaqet në kinematë VOX në Doha në periudhën 24-26 nëntor” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha.