14:58 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Distria Krasniqi në finale, Majlinda Kelmendi lufton për medaljen e bronztë

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të kategorisë -48 kilogramë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Distria mposhti me Ippon, spanjollen, Julia Figueroa. Në finale takohet me Funa Tonaki të Japonisë.

Majlinda Kelmendi u ndal në gjysmëfinale nga japonezja, Chishima Maeda, kategoria -52 kg. Kelmendi garon për medaljen e bronztë me spanjollen, Ana Perez Box.

Nora Gjakova (-57 kg) pas pak lufton në gjysmëfinale me Myriam Roper të Panamasë.