14:15 / E Premte, 07 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Distria Krasniqi siguron medalje në Kampionatin Botëror

Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Kampionatin Botëror.

Kampionia Olimpike fitoi medaljen e bronztë në botërorin e xhudos, Tashken 2022.

Ajo në luftën për medalje mundi izraeliten, Gefen Primo, kategoria -52 kg.Është kjo medalja e dytë e bronztë botërore për Krasniqin në karrierën e saj.

Ky është një tjetër sukses i arritur nga ekipi kosovar i xhudos./IndeksOnline/