75 Mall Live Search
20:15 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Distribuimi i të ardhurave nga UEFA: Pse Roma fitoi më shumë se Liverpooli

Si fitues i kompeticionit, Real Madridi mori 88.6 milionë euro për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e kaluar.

Mbrapa Realit qëndron Roma me 81 milionë euro, teksa Juventusi dhe Liverpooli morën nga 80 milionë euro.

Ndërsa, klubet tjera nga La Liga nuk mbetën keq në këtë aspekt duke arkëtuar miliona euro, transmeton IndeksOnline.

Pas eliminimit nga Roma në çerekfinale, Barcelonës i takuan vetëm 57 milionë euro – Atletico Madridit 31 milionë euro dhe Sevillas 48 milionë euro.

Në total, UEFA distribuoi 1.4 miliardë euro te pjesëmarrësit, derisa klubet që janë kualifikuar në fazat më larta kanë fituar më shumë.

Por, kjo paksa varet edhe nga marketi në të drejtet televizive, gjë e cila shpjegon se pse Roma fitoi më shumë se finalisti, Liverpooli./IndeksOnline/