15:02 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Dit e Nat” së shpejti nga Flaka Krelani

Flaka Krelani s’po e ndal punën për projekte të reja muzikore.

Artistja gjakovare është në përgatitje të një kënge të re e që do të lansohet së shpejti.

Kështu ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Instagram duke zbuluar edhe titullin e këngës.

“Dit e Nat”, së shpejti”, ka shkruar Flaka në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin J.Pak “Gun Shot”.

Ndërkohë, gjatë kohës së pandemisë Flaka Krelani u ka qëndruar afër adhuruesve me postime dhe fotografi të  ndryshme në rrjetet sociale./Indeksonline/

View this post on Instagram

• DIT E NAT • COMING SOON… @onemedia_

A post shared by FLAKA KRELANI (@flaka.krelani) on