07:03 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Dita Botërore e Poezisë i kushtohet poetit Basri Çapriqi

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike.

Ky aktivitet do t’i kushtohet poetit, studiuesit dhe profesorit Basri Çapriqi, i cili në muajin janar të këtij viti iku në amshim.

Me këtë rast, duke e nderuar jetën dhe veprën e poetit, do të lexohen pjesë nga krijimtaria e tij letrare, si dhe poezi përkushtimi për të. Gjithashtu, studentët do t’i lexojnë krijimet e tyre.

Takimi letrar do të mbahet sot në amfiteatrin e vogël të Fakultetit të Filologjisë.