Dita Botërore e Tuberkulozit MSH: Diagnostikimi dhe barnat janë falas

Sot është “Dita Botërore e Tuberkulozit”. Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar se diagnostikimi dhe barnat për Tuberkulozin janë falas.
“Diagnostikimi i tuberkulozit është falas. Nëse keni kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë-lajmërohuni te mjeku juaj. Barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas. Tuberkulozi shërohet. PO! Së bashku mund t’i japim fund Tuberkulozit”, thuhet në njoftimin e MSh-së./Indeksonline/