12:40 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / A. M.

Dita e 5’t/ KFOR-i merr terren në Zveçan (Video)

Po vazhdon dita e pestë e protestave në tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Komuna më e “nxehtë” padyshim se është Zveçani. Në këtë pjesë të Republikës, shihet numër i madh i ushtarëve të KFOR-it duke patrulluar gjithandej.

Disa nga protestuesit po tentojnë të negociojnë me kërkesat tashmë të njëjta; Lirimin e dy serëve nga burgu si dhe largimin e Njësisë Speciale të Kosovës nga objektet komunale.

Në protestë vazhdojnë të sillen udhëheqësit e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, të cilët mbajnë kontakt të vazhdueshëm me protestuesit.

Kujtojmë se shefi i Misionit të NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se do të dërgojë 700 trupa shtesë në Veri të Kosovës.

Megjithatë, siç thotë ai, kjo nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga zgjidhja e mundshme politike mes Kosovës dhe Serbisë. /Indeksonline/