10:55 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / MSH

Dita e Çlirimit, Ambasada Amerikane uron Shqipërinë

Shqiptarët këtë të hënë festojnë 77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë gjermanë.

Pjesë e urimeve në këtë ditë të shënuar është bërë edhe ambasada amerikane.

Ambasada në postimin e saj në rrjetin social Facebook, shkruan se ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë.

“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan ambasada.