08:28 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dita e De Ligt

Sot do të marrë fund saga e shumëpërmendur e De Ligt. Mbrojtësi i Ajax pasditen e sotme do të marrë rrugën për Torino.

Në mbrëmje pritet arritja në Itali, ndërsa nesër në mëngjes ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për tu prezantuar si futbollist i ri i kamionit të Italisë, shkruan Indeksonline.

Nga Ajax tanimë ka edhe një konfirmim zyrtar për arritjen e marrëveshjes. Drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka thënë se është arritur marrëveshja.

“Transferimi i De Ligt te Juventus do të mbyllet.

Kemi marrëveshje me skuadrën ndërsa po presim garancitë bankare. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejt” ka thënë Overmars./Indeksonline/