75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dita e dytë pa vetura, ky është niveli i ndotjes së ajrit këtë mëngjes! (Foto)

Sot është dita e dytë nga hyrja në fuqi e vendimit të Komunës së Prishtinës që ndalon qarkullimin e veturave në qytet.

Ky vendim që erdhi pasi që niveli i lartë i ndotjes së ajrit, renditi për disa ditë radhazi Prishtinën si qytetin më të ndotur në botë, shkruan Indeksonline.

Sipas matjeve të ambasadës, të bëra në orën 6:00 të mëngjesit, niveli i ndotjes është mesatar me 74 ppm (grimcave në milion).

Ndalimi i veturave u morë si masë e parë për uljen e nivelit të lartë të ndotjes që nxiti reagime te qytetarët dhe institucionet. /Indeksonline/