13:19 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Andronika

Dita e Forcës, FSK nesër demonstron aftësitë dhe kapacitetet ushtarake

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës nesër, duke filluar  nga ora 12:00 deri në ora 15:00, organizon “Ditën e Hapur”.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari”, nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm,  do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

“Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.