08:18 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Dita e fundit, transferimet që mund të ndodhin sot

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, ndërsa janë ende disa transferime që mund të ndodhin.

Manchester United konfirmoi transferimin e Bruno Fernandes, për derisa Christian Eriksen më në fund u bashkua me Interin, por ende disa marrëveshje shumë të përfolura kanë mbetur në ajër.

Sky Sports ka listuar lojtarët që mund të ndërrojnë ambient në ditën e fundit të merkatos.

Dries Mertens – Nga Napoli në Chelsea.

Olivier Giroud – Nga Chelsea në Inter, Tottenham ose Lazio

Boubakary Soumare – Nga Lille në Chelsea

Cedric Soares – Nga Southampton në Arsenal

Willian Jose – Nga Sociedad te Tottenham ose Manchester United

Edinson Cavani – Nga PSG te Manchester United

Paul Pogba – Nga Manchester United te Real Madrid

Se a do të ndodh ndonjëri nga këto transferime apo ndonjë tjetër do të duhet të presim deri sonte në mesnatë./Indeksonline/