08:12 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

Dita e gjashtë e Botërorit vazhdon me katër ndeshje të tjera interesante

Sot do të zhvillohen edhe katër ndeshje në Kupën e Botës Katar 2022, në xhiron e dytë të grupeve.

Ndeshja e parë është mes Uellsit dhe Iranit, e cila fillon nga ora 11:00. Për momentin Uellsi është në vendin e dytë të grupit B, me vetëm një pikë, ndërsa Irani nuk ka asnjë.

Dy kombëtaret e tjera nga i njëjti grup, Anglia dhe SHBA-ja, po ashtu do luajnë sot ndeshjen e tyre të parë kundër njëra-tjetrës në këtë Kampionat. Kjo ndeshje fillon nga ora 20:00. Anglia për momentin kryeson grupin, me tri pikë, ndërsa SHBA është në vendin e tretë, njofton Klankosova.tv.

Nga ora 14:00 luajnë vendi nikoqir, Katari, kundër Senegalit. Të dy këto kombëtare nuk kanë pikë në grupin A, pasi që u mposhtën nga Holanda dhe Ekuadori, në xhiron e parë. Këto dy të fundit po ashtu luajnë sot, nga ora 17:00.