75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / Z S

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin e policisë, të vendosur në kuadër të masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Disa protestues kanë çarë kordonin policor, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar situatën. Pas disa momentesh tensionesh, gjithçka u neutralizua dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Ata po vijojnë protestën teksa kanë bërë thirrje kundër ndërtimit teksa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj të Shqipërisë.