10:33 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dita e Kumbullës, Marashi s’e zgjedh Taren, por rivalët e tij, sot zyrtarizimi

Para pak minutash është arritur përfundimisht marrëveshja. Marash Kumbulla do të jetë futbollist i ri i Romës.

Ylli i Kombëtares Shqiptare ka pranuar ofertën e romakëve nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon. Kumbulla do të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Romën, shkruan Indeksonline.

Marash Kumbulla do të zbresë në kryeqytet këtë pasdite në orën 16.35, bashkë me agjentin e tij. Menjëherë shqiptari do të merr rrugën për në Villa Stuart ku do të iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Rreth 20 milionë euro vlerësohet se do të jetë çmimi i këtij transferi.

Lojtari do të bashkohet që nesër në stërvitjet e Romës nën urdhërat e trajnerit Fonseca./Indeksonline/