06:58 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Dita e Mësuesit shënohet me ndarjen e mirënjohjeve për mësuesit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit – ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

Ceremonia solemne mbahet në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve.

Në kuadër të Ceremonisë, SBASHK-u u ndanë mirënjohje dhe nga një orë dore të 627 punëtorëve të arsimit që janë pensionuar nga 7 marsi i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti. Ata janë ftuar të jenë të pranishëm në këtë Ceremoni.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit.

Përveç çmimit kryesor, do të ndahen mirënjohje edhe për mësuesit e përzgjedhur nga DKA-të, nga secila komunë.

Ceremonia e ndarjes së çmimit organizohet në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Kati i IV.