14:45 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dita e pavarësisë, Ambasada e Kosovës në Holandë organizoi pritje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës ka organizuar një pritje me rastin e ditës së pavarësisë.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, ambasadori Lirim Greiçevci ka folur për të arriturat e Kosovës gjatë këtyre 12 vjetëve.

Pjesë e kësaj pritjeje kanë qenë ambasadorë, përfaqësues të institucioneve holandeze, organizatave ndërkombëtare dhe diasporës./IndeksOnline/