10:12 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Dita e shtatë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Armend Trenës

Janë bërë shtatë ditë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik. Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e  shpëtim- kërkimit.

Mësohet se sot kërkimet do të bëhen edhe në disa ura përgjatë Lepencit, të cilat janë evidentuar nga Policia, FSK-ja dhe ekipi i Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, si pista të dyshimta, raporton Indeksonline.

Kujtojmë, se dje për shkak të motit të vështirë ishin vështirësuar kërkimet të cilat më pas u ndërpen për të vazhduar mëngjesin e sotëm.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, Armend Trena bashkë me Malsor Dashin u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm  pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi i pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore./Indeksonline/