13:16 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / B O

Dita e vizitave mjekësore dhe firmës, Donnarumma portieri i ri i PSG-së

Gigio Donnarumma do të vazhdojë karrierën te PSG. Portieri i titullar i kombëtares italiane, u largua me parametra zero nga Milani dhe do të transferohet në Ligue 1.

Agjenti i 22-vjeçarit, Mino Raiola ka gjetur akordin me nënkampionët e Francës. “Gardianin” e talentuar e pret një ofertë 5-vjeçare me 12 milion euro në sezon.

Sot do të kryhen kontrollet mjekësore. Stafi mjekësor i PSG-së do të zbarkojë në Koverciano, aty ku është grumbulluar me Italinë për Euro 2020.

Pas testeve do të vijë firma në kontratën e re. Tani e pret rivaliteti me Keylor Navas, i cili ka refuzuar opsionin e huazimit dhe pritet të qëndrojë tek ekipi i Pochettinos.