11:26 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dita më e nxehtë ndonjëherë në Evropë, ka edhe viktima

Evropa sot përballët me ditën më të nxehtë ndonjëherë. Pasojat e kësaj nxehtësie janë vërejtur menjëherë në Spanjë ku kanë ndërruar jetën tre persona.

Temperaturat më të larta janë në pjesën qendrore në Spanjë me 47 gradë celsius. E gjithë kjo nxehtësi është si pasojë e fenomenit të valëve të nxehta iberike. Ky fenomen ndodh kur valët e nxehta iberike shkojnë në drejtim të veri-perëndim të Evropës.

Tetë zona në Portugali kanë thyer rekordet lokale për temperatura të larta. Ky nxehtë e ka prekur edhe Norvegjinë, ku në Helsink një dyqan për kodicionera të ajrit po fton konsumatorët të flenë aty që të mposhtet i nxehti.

Temperaturat po ashtu kanë shënuar rritje edhe në Francë, ku po mbretëron i nxehti më i lartë që nga vitet e 80ta.
Kurse në Kosovë temperatura më e lartë për sot pritet të jetë 28 gradë celsius. /Indeksonline/

 

Temat: