13:24 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dita pa vetura, bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Për shënimin  e kësaj dite janë parapa shumë aktivitete, ndërsa disa rrugë të Prishtinës do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve, shkruan Indeksonline.

Agjenda për këtë ditë është:

Ecje 12:30 – 14:00 /New Born

7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born

“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born

Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born

Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti

Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata