09:04 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dita për të larguar monotoninë e politikës, dita e “Dardanëve”

Sot rikthehen emocionet e Kombëtares, që vetëm djemtë më të mirë dinë t’i dhurojnë.

Pas një ngarkese të madhe politike, është dita që të çlodhemi dhe të shijojmë ndeshjen e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Dardanët” do të paraqitën në fushën “Fadil Vokrri” nga ora 18:00 për ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit.

Edhe pse miqësore dhe më një kundërshtar të nivelit të ulët, stadiumi pritet të jetë i mbushur mbi 80%.

Kjo ndeshje do të jetë përgatitje për atë që trajneri Challandes e quan “ndeshja më e rëndësishme në histori të Kosovës”, kundër Malit të Zi të hënën. /IndeksOnline/