09:27 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Ditë e madhe për futbollistin shqiptar, sot nënshkruan me Barcelonën

Pritja për të parë përfundimisht  Rej Manajn të  prezantuar si një lojtar i ri i FC Barcelona ka një datë skadimi.

Sot,  ylli shqiptar, do të nënshkruajë për t’u bërë lojtar i Barcelonës B, shkruan Indeksonline.

Lojtari nga  Albacete  i kategorisë së dytë ka kaluar tashmë kontrollet mjekësore dhe gjithçka është gati për të pozuar me fanellën e Barcës.

22-vjeçari shqiptar arrin në klub për të zëvendësuar  Abel Ruizin, i cili largohet drejt Sportingut,  një operacion që mund të mbyllet në orët e ardhshme.

Manaj  kishte një kontratë me Albaceten deri në vitin 2024, por ai nuk hyri në planet e  Luis Miguel Ramisit  dhe  vendosi se largimi ishte opcioni më i mirë.

Lojtari do të jetë në gjendje të debutojë këtë fundjavë në “Johan Cruyff” kundër Ejea.

Manaj  do të jetë nënshkrimi i parë i dimrit për  ekipin e García Pimienta , por gjithçka tregon se ai nuk do të jetë i vetmi. /IndeksOnline/