75 Mall Live Search
00:03 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ditë e “mallkuar” për klubet e mëdha evropiane të futbollit

Dita e sotme ka qenë për t’u harruar për ato klube që mund të cilësohen si të gjigantë të futbollit europian. Një ditë e “mallkuar” për to, teksa janë befasuar në fushën e lojës nga kundërshtarët e tyre.

Fillimisht ishte Liverpooli që nuk shkoi më larg se një barazim me Evertonin, për të vazhduar me barazimin e Chelsea në Premier League dhe me humbjen befasuese të Realit të Madridit ndaj modestëve të Cadiz.

Por surprizat nuk mbyllen këtu, pasi mbrëmja ka rezultuar e hidhur edhe për dy klube me emër si Barcelona dhe Juventusi. “Bardh e zinjtë” e Pirlos e kanë ndjerë mungesën e Ronaldos dhe Dybalas dhe janë ndaluar me barazim 1-1 kundër Crotones, që merr pikën e parë këtë sezon. Për të mos mjaftuar me kaq, një karton i kuq për Chiesasnë debutim rëndon edhe më shumë situatën te “Zonja e vjetër”.

Ndërkohë në Spanjë Barcelona bie në Madrid, kundër Getafes. Këta të fundit kanë mposhtur katalanasit me shifrat e ngushta 1-0. Një penallti e shkaktuar nga De Jong në minutën e 55-të ka vendosur gjithçka. Jaime Mata tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke i dhuruar kështu fitoren skuadrës së tij.