08:35 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ditë e “nxehtë” në Superligë, luhen 4 superpërballje

Dje Ballkani e mposhti Gjilanin me rezultat 2:1 në derbin kryesor të kësaj jave të 16-të.

Sot do të zhvillohen katë takime tjera, ku bie në sy derbi Drita – Llapi. Të dy klubet janë ende në garë për titull dhe një fitore në këtë ndeshje do t’iu kryente vërtet shumë punë, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjet tjera takohen: Flamurtari – Feronikeli, Drenica – Vushtrria dhe Prishtina – Trepça’89. Përveq ndeshjes Prishtina – Trepça’89 që fillon nga ora 14:00, tri ndeshjet tjera ia nisin nga ora 13:00.

Nesër luhet edhe takimi i fundit i kësaj xhiroje ku Ferizaj do ta pres Dukagjinin./Indeksonline/