09:14 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Ditë e veçantë për çiftin, Vivien e uron e para Getinjon

Ditën e sotme reperi Getinjo ka ditëlindjen ku mbush plotë 32 vite jetë.

Urimin e parë këtë vit e mori nga e dashura e tij, Vivien Thano, ku ndau një ‘selfie’ duke i dedikuar urimin e ëmbël.

“Gëzuar ditëlindjen tuni im” shkroi blogerja duke e shoqëruar me një zemër të kuqe si dhe një mësysh.

Me këtë publikim u konfirmua që dyshja janë ende bashkë dhe më të lumtur se kurrë./Indeksonline/