10:51 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Ditë e “zezë” në Slloveni, e rëndë në Kroaci, Covidi-19 sulmon Ballkanin

Sllovenia ka pasur ditën më të zezë me Covid-19 që nga shfaqja e pandemisë. Plot 1.323 raste të reja janë njoftuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kryeministri Janez Jansha ka thënë se do të diskutojnë për situatën të cilën e quajnë emergjente. Qeveria sllovene ka bërë thirrje që të respektohet ndalimi i lëvizjes, sepse po rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëve.

Situatë aspak e mirë nuk është as në Kroaci. Në 24 orët e fundit, 1.424 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 u regjistruan në këtë shtet. Kroacia ka njoftuar se 622 pacientë janë në spital, nga të cilët 38 janë në aparate respiratore.

Epidemiologu Branko Kolariq i tha HRT-së se është shumë e mundur që Kroacia së shpejti të ketë 2.000 njerëz të infektuar në ditë/Indeksonline/