08:44 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Ditë e ”zjarrtë” në Superligën e Basketbollit, katër skuadrat më të trofeshme përballen mes vete

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 20-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Katër skuadrat më të trofeshme kosovare do të përballen mes vete.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët kanë 14 fitore e pesë humbje, duke i ndarë vetëm një pikë mes tyre, e kjo do të bëjë edhe më interesante këtë përballje. Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafire. Pejanët triumfuan në Prishtinë 80:95, derisa kryeqytetasit në Pejë, 78:81.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Bashkimit dhe Trepçs.

Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit në vendin e parë me 17 fitore e dy humbje. Këtë edicion ‘Xehetarët’ kanë dy fitore ndaj Portokallezinjëve, 77:99 dhe 84:67.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/