10:14 / E Martë, 02 Mars 2021 / AR

Ditë me diell, Inspekcioni në sheshet e Prishtinës

Pjesëtarët e Inspektoratittë Prishtinës edhe sot kanë vazhduar kontrollet e tyre nëpër sheshe, shkruan Indeksonline.

Moti i mirë që po mbizotëron kohët e fundit ka bërë që qytetarët të dalin në masë më të madhe.

Kjo është edhe arsyeja që janë shtuar kontrollet, për të monitoruar gjendjen se sa po respektohen masat kundër koronavirusit.

Ndryshe, për këto kontrolle të sotme ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.